Skandal edhe në Premier League: Klubi i njohur rrezikon heqjen e pikëve

Chievo dje u dënua me heqjen e tre pikëve në Serie A, ndërsa një dënim të ngjajshëm mund ta shohim edhe në Premier League.

Skuadra që pritet të dënohet është Everton, që është paditur nga Watford rreth transferimit të trainerit Marco Silva.

Kryesia e Evertonit nuk ka pasur të drejtë të kontaktojë me Silvan. Megjithatë ata kanë biseduar edhe kanë lënë takim gjatë kohës kur Silva ishte trainer te Watford.

Rasti ka filluar të hetohet dhe në rast se dëshmohet një akuzë e tillë, atëherë edhe Evertonin mund ti hiqen pikë nga renditja e përgjithshme.

Everton në startin e këtij sezoni të ri në katër ndeshje nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka regjistruar një fitore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here