Mourinho regjistron dy fitore rradhazi dhe ndërprenë ecurinë e Watford (VIDEO)

Manchester United duket se është zhbllokuar pas problemeve që ka patur në fillimin e sezonit.

Skuadra e Jose Mourinho ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League pasi ka mundur 2-1 në transfertë Watford-in, një ekip që vinte nga katër fitore në katër javët e para të Premier League.

Protagonistët e ndeshjes kanë qenë Romelu Lukaku dhe Chris Smalling, të dy autorë të dy golave të veçantë. Sulmuesi belg, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të me një gol të veçantë, duke dërguar topin në rrjetë me bark.

Tri minuta më vonë ka ardhur goli i dytë i miqve, me Chris Smalling që ka shënuar një gol të mrekullueshëm me gjysmë roveshiatë pas një kontrolli të bukur me gjoks. Reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 65-të, teksa Gray ka ngushtuar diferencat në 2-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, United ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Matic, por, pavarësisht nga kjo, Djajtë e Kuq kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në minutat e fundit dhe të bëjnë një hap më shumë drejt vendeve të para në renditje, duke u ngjitur nga vendi i dhjetë në të tetin dhe duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, gjashtë larg kreut të renditjes që mbahet nga Chelsea dhe 3 larg Watford-it të vendit të katërt.

Luka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here