Cristiano Ronaldo zgjohet nga gjumi, Juventus vazhdon ecurinë perfekte

Më në fund zgjohet edhe Cristiano Ronaldo, pas 344 minutash!

Portugezi ka shënuar dy herë ndaj Sassuolo, golat e tij të parë në Serie A, duke i dhënë Zonjës së Vjetër fitoren 2-0, të katërtën radhazi në këtë kampionat, ku kryeson si e vetmja skuadër me pikë të plota.

Për kampionët e Italisë problemi i vetëm deri tani kishte qenë se blerja 100 milionësh Cristiano Ronaldo nuk kishte gjetur ende golin e parë, por në minutën e pestë të pjesës së dytë, CR7 shënoi, pasi u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, pas gabimit të Ferrari, gjatë një goditje nga këndi.

Pas 15 minutash, Ronaldo shënoi sërish duke hipotekuar suksesin e bardhezinjëve.

Deri tani, pas katër ndeshjesh në Serie A, Topi i Artë ka shënuar dy gola pas 30 goditjeve drejt portës kundërshtare.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në Serie A, Genoa fitoi 1-0 ndaj Bologa, që ende nuk e ka gjetur golin e parë në Serie A, ndërsa Udinese dhe Torino u ndanë në barazim 1-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here