Përse Ribery mbrëm e lëshoi stadiumin në minutën e 83-të?

Franck Ribery mbrëm në minutën e 83-të u largua nga stoli i Bayernit, ndërsa veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e mediave.

Bayerni regjistroi fitore 3-1 nga Leverkusenit, ndërsa Ribery u largua nga stoli në minutën e 83-të, ndërsa në mediat gjermane spekulohet se mes francezi ka pasur një konflikt me trainerin Kovac.

Megjithatë sot Ribery vendosi të sqarojë gjërat për publikun.

“Nuk ka lidhje me ndeshjen, nuk jam aspak i inatosur që nuk luajta. E gjitha kjo u bë me marrëveshjen me trainerin”, deklaroi Ribery.

Francezi në minutën e 83-të e kuptoi se nuk do të inkuadrohet në lojë, pasiqë Kovac i shfrytëzoi të gjitha zëvendësimet dhe Ribery vendosi të largohej më herët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here