Dueli mes sulmuesve më ‘vrastarë’: Ja se çfarë thotë statisika! (FOTO)

Liverpool dhe PSG, do të përballen në gjiron e parë të Ligës së Kampionëve. 

Sulmuesit që posedojnë këto dy skuadra, cilësohen si sulmuesit më të mirë në botë.

Treshja e Jurgen Klopp e përbërë nga Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firminho do të jetë përball treshes së Tuchel Neymar, Edinson Cavani, Kylian Mbappe.

Ja se çfarë thotë statistika për këta sulmues fantastik

Nga gushti i 2017 Salah, Mane dhe Firminho kanë shënuar 99 gola në 165 ndeshje, prej të cilëve 46 gola në 57 ndeshje mbajnë firmën e Salah.

Nga ana tjetër treshja e PSG ka qenë edhe më efikase.

Neymar, Mbappe dhe Cavani kanë shënuar 132 gola në 100 ndeshje. Treshja e Parizienëve ka edhe tre asistime më shumë se ajo e Liverpoolit (45-42).

Sa i përket rasteve të krijuara, treshja e The Reds është më e mirë se ajo e Parizienëve (280-245), ndërsa sa i përket driblimeve treshja e PSG është më e mirë se ajo e Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here