SHOK NË MADRID: Ylli i Realit drejt Serie A

Lucas Vasquez gjatë merkatos së verës ishte pranë largimit nga Santiago Bernabeo, por në fund qëndroi në Madrid.

Mirëpo 27-vjeçari nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Reali.

Sipas Don Balon, Roma do të tentojë transferimin e Vasquez gjatë merkatos së janarit.

Romakët kanë shfaqur edhe më herët interesim për spanjollin.

Situata e Vasquez nuk ka ndryshuar as me ardhjen e Lopetegui dhe ky është një shans për Romën që ta transferojë spanjollin gjatë merkatos së janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here