Çfarë i tha Neymar Firminhos pas ndeshjes? (VIDEO)

Liverpooli mbrëm në gjiron e parë të Ligës së Kampionëve ka mposhtur PSG me rezultatin 3-2, ndërsa heroi në Anfield ishte Firminho.

Ishte pikërisht Firminho ai që u intervistua më së shumti nga gazetarët, ndërsa gjatë intervistës Neymar iu afrua atij.

Mediat angleze menjëherë e kanë përkthyer se çfarë i tha Neymar Firminhos.

“Të uroj fitoren, luajte shkëlqyeshëm. Flasim më vonë”, i tha Neymar.

Firminho e filloi ndeshjen nga stoli për shkak të problemit me njërin sy, por edhe përkundër kësaj ai i dha tre pikët e para Liverpoolit në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here