Monchi refuzon Barcelonën

Drejtori sportiv i Romës, Monchi nuk është duke konsideruar rikthimin në Spanjë dhe ka bërë të ditur se do ta refuzonte ofertën nga Barcelona.

Monchi ishte drejtor sportiv te Sevilla për 17 vite para se të transferohej në Itali dhe kohëve të fundit është spekuluar për transferimin e tij në Camp Nou.

Megjithatë Monchi ka bërë të ditur se është i fokusuar në klubin e tij aktual dhe ka distancuar veten nga  Barcelona.

“Nuk i konsideroj aspak gjërat që nuk kanë sens, si për shembull ofertën nga Barcelona”, është shprehur Monchi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here