Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil i cili u tërhoq nga përfaqësuesja e Gjermanisë, është nën sulmin e kritikave për shkak të paraqitjeve të dobëta me Topçinjtë.
Kohëve të fundit po spekulohet rreth largimit të Ozil nga Emirates.
Sot mediat angleze kanë zbuluar se Jose Mourinho është i intersuar rreth bashkëpunimit përsëri me Mesut Ozil.
Për Ozil kjo është një ofertë tërheqëse, pasiqë nën udhëheqjen e Mourinhos, ai ishte njëri nga mesfushorët më të mirë në europë.
Ozil mund të shkëmbehet me Bailley. Bailley nuk e filloi mirë sezonin e ri në Premier League dhe tani është në stolin rezervë.