Allegri: Jam i dëshpëruar, për kartonin e kuq të Ronaldos nevojitet VAR

Massimiliano Allegri mirëpret testin e karakterit të Juventusit, që u shfaq aq i mirë për të dominuar në Valencia, edhe në inferioritetin numerik, pas daljes me karton të kuq të Ronaldos.

“Djemtë ishin në lartësinë e detyrës, sepse ishim duke luajtur mirë deri në dëbimin e Ronaldos me të kuqe, – tha trajneri bardhezi për Skysport.

Pas avantazhit ne rrezikuam pak, ose asgjë. Ishte një Juventus i cili, kur duhej të luante futboll, luajti futboll dhe kur duhej të mbronte, mbrojti mirë. E kuqja e Cristiano Ronaldos është në vëmendjen e të gjithëve. Kur bëhet fjalë për kampionë si ai, në përgjithësi iu kushtojnë vëmendje të veçantë. Për të luajtur këtu nuk ishte e lehtë”.

Max Allegri përpiqet të komentojë me diplomaci kartonin e kuq të CR7: “Unë mund të them vetëm se VAR do ta kishte ndihmuar arbitrin në këtë vendim. Ishte minuta e 29-të e lojës dhe për të mbetur me dhjetë lojtarë në fushë për një episod të tillë… Më vjen keq, sepse u vumë në rrezik. Ne shpresojmë ta humbim atë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Douglas Costa? Kur të ndodhin gjëra si të dielën, i merr me nervozizëm dhe në fakt lëndoni vetveten”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here