Arbitri legjendarë ka dhënë mendimin e tij rreth kartonit të Ronaldos

Gjyqtari më i mirë në botë për vitin 2016, Mark Clattenburg ka dhënë mendimin e tij rreth ndëshkimit të Ronaldos me karton të kuq. 

Clattenburg beson se vendimi për ta ndëshkuar Ronaldon me karton të kuq ka qenë shumë i ashpërt dhe në rast se ai do ta gjykonte ndeshjen atëherë do ta ndëshkonte portugezin vetëm me karton të verdhë.

Anglezi gjithashtu ka bërë të ditur se në rast se Ronaldo dënohet me më tepër se një ndeshje edhe kjo dë të ishte e tepruar.

“Ronaldo ishte i nervozuar që Murillo e preku atë në kokë. Kontakti ishte minimal dhe nuk e di se si asistenti i cili ishte pranë, gjykoi se kjo ishte një sjellje jo sportive”, ka deklaruar Clattenburg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here