Futbollisti legjendarë i Juventusit ka dashur ta sulmojë gjyqtarin Brych!?

Tema kryesore sot në mediat sportive është përjashtimi i Cristiano Ronaldos nga ndeshja e mbrëmshme ndaj Valencias.

Gjyqtari i ndeshjes së mbrëmshme Felix Brych e ndëshkoi Ronaldon me karton të kuq në minutën e 30-të të ndeshjes. Kartoni i kuq i shkaktoi lot portugezit, ndërsa tifozët janë të ndarë në mendimin se a e meritoi apo nuk e meritoi kartonin e kuq CR7.

Mediat italiane shkruajnë se Pavel Nedved ka dashur që të ballafaqohet me Brych në tunelin e stadiumit.

Mediat italiane shkruajnë se gjyqtarët kanë arritur menjëherë të shkojnë në dhomat e zhveshjes dhe kanë shmangur kontaktin me përfaqësuesit e Juventusit.

Për Ronaldon ky ishte kartoni i parë i kuq në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e tij të 154.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here