Refuzoi ofertën e PSG, Realit dhe Juventusit, ja çfarë kërkon Icardi

Ende nuk është arritur marrëveshja për të rinovuar kontratën e Mauro Icardi me Inter, e cila skadon në qershor 2021.

Edhe pse palët kanë një klimë të mirë me njëri-tjetrin diferenca mes kërkesës dhe ofertës mbetet ende e madhe.

Gjatë verës, Icardi mori tre oferta nga 10 milionë euro në sezon nga Paris SG, Real Madrid dhe Juventus, një shifër që është dyfishi i asaj që merr te Inter, ku në bazë të kualifikimit në Champions, argjentinasi merr rreth 6 milionë euro.

Pozicioni i Icardi është i qartë: ai ndihet mirë te Inter, por pret që zikaltërit t’i ofrojnë aq sa klubet e tjera. Ai po pret që Suning t’i propozojë 10 milionë euro deri në vitin 2023. Për momentin kjo nuk po ndodh dhe kjo do të thotë se që në janar mund të nisë një telenovelë e re në merkaton e zikaltërve…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here