UEFA ka hapur procedurë discplinore ndaj Ronaldos

Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA), ka konfirmuar se ka hapur procedurë disciplinore ndaj Cristiano Ronaldos.

Ronaldo mbrëm u ndëshkua me karton të kuq pas duelit me Murillo, ndërsa sot është hapur procedura disciplinore.

Portugezi rrezikon të suspendohet me disa ndeshje, ndërsa vendimi do të merret javën e ardhshme.

Portugezi do të mungojë ndaj ndeshjes me Young Boys, por kjo nuk është e gjitha.

Në rast se UEFA e vlerëson se dënimi duhet të jetë më i madh, atëherë Ronaldo rrezikon edhe dy ndeshje tjera suspendim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here