Coriere dello Sport zbulon detaje të reja: Ronaldo ka qëndruar 2 orë i vetëm në zhveshtoren e Mestalla

Ende nuk janë qetësuar gjakrat pas asaj që ndodhi në ndeshjen mes Valencias dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi regjistroi fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, mirëpo fitorja mbeti nën hijen e kartonit të kuq të Ronaldos.

Mediat italiane sot kanë zbuluar se portugezi ka qëndruar i vetëm 2 orë në Mestalla.

Sipas Corriere dello Sport, Ronaldo ka qëndruar deri në 2 pas mesnate në stadium dhe i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here