Gjermania fiton organizimin e EURO 2024: UEFA është e shqetësuar për të drejtat e njeriut në Turqi

Gjermania dhe Turqia janë kandidatët kryesorë për organizimin e EURO 2024, ndërsa UEFA sot ka publikuar dokumentin vlerësues të të dy vendeve.

Dokumenti është publik dhe mund të shihet qartë se Gjermania është kandidati i duhur për organizimin e EURO 2024, për shkak se UEFA është e shqetësuar për të drejtat e njeriut në Turqi.

UEFA në vlerësimin e saj shprehet se në Turqia ka një regjim represiv, në krye me Erdogan. UEFA ka potencuar se pas puçit të dështuar, në Turqi kanë filluar arrestimet masive.

“Mungesa e planit në lidhje me të drejtat e njeriut është gjëja që na shqetëson më së shumti”, shkruan UEFA.

UEFA gjithashtu ka potencuar se kufizimi i reklamave të pijeve alkoholike në Turqi, mund të sjellë deri te një problem me sponzorin që UEFA do të nënshkruajë kontratë.

Nga ky vlerësim i UEFA-s për Turqinë mund të kuptojmë se Gjermania është favorite apsolute për organizimin e EURO 2024.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here