Goli i Icardit është zgjedhur si goli më i bukur i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka zgjedhur golin e Mauro Icardit ndaj Tottenham Hotspur si më të mirin e javës.

Interi arriti të fitojë ndaj Tottenhamit në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fitorja e Nerazzurrëve erdhi me rikthim dhe la shije të ëmbël pasi klubi italian kthehej në këtë garë pas gjashtë viteve. Golat në këtë fitore të Interit u shënuan nga kapiteni Icardi për 1-1 dhe Matias Vecino në shtesë për 2-1.

Pikërisht goli me vole i yllit argjentinas Icardi u votua dhe u zgjodh si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.

Icardi arriti të mposht në konkurrencë sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele, goli i të cilit ndaj PSV-së mbeti i dyti.

Në vendin e tretë përfundoi goli i Mariano Diazit të Real Madridit ndaj Romës, ndërsa në pozitën e katërt mbeti goli i Renato Sanches ndaj Benficas.

Përveç golit, u zgjodh edhe lojtari i javës dhe ky çmim shkoi për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here