Milan dhe Barcelona dëshirojnë yllin e United me parametra zero

Për Ander Herreran sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për të në Old Trafford, ndërsa gjigantët europian kanë filluar garën për spanjollin.

Kontrata e Herrera me Djajtë e Kuq skadon në fund të sezonit dhe për këtë shkak shumë klube janë të interesuara rreth shërbimeve të tij.

Mediat spanjolle shkruajnë se Herrera nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër dhe ka vendosur që të largohet nga Old Trafford.

Spanjolli mund ti fillojë bisedimet me klubet e interesuara që në janar, ndërsa për momentin interesim për Herreran kanë shfaqur Milani dhe Barcelona.

Sun shkruan se Katalanasit janë në pole position për shërbimet e tij, pasiqë traineri Valverde ka marrëdhënie të mira me Herreran.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here