Ditëve të fundit mediat angleze raportouan se Manchester United është e interesuar për sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe.
Por sot presidenti i Lille, Gerard Lopez ka konfirmuar se edhe Barcelona është e interesuar për 23-vjeçarin.
Katalanasit janë duke monitoruar Pepe.
Gerard Lopez është pyetur nga mediat spanjolle rreth interesimit të Barcelonës për Pepe dhe Lopez e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Po është e vërtetë se klube të mëdha janë të interesuara për të”, ka thënë Lopez për RMC Sport.
Pepe ka shënuar 4 gola në sezonin e ri të Ligue 1.