Në Spanjë kanë zbuluar arsyen e vërtetë për lotët e Ronaldos

Në Spanjë e kanë gjetur se përse Cristiano Ronaldo qau pasi i ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Valencia-s.

Ai e ndien veten të persekutuar nga UEFA. E përditshmja sportive spanjolle MARC shkruan se arsyeja e vërtetëve të lotëve të portugezit është se ai shikon komplot nga institucioni numër 1 i futbollit evropian. CR7 mendon se që kur ai u largua nga Reali për te Juventusi, të gjithë i ka kundër dhe se nuk e duan më suksesin e tij.

Ideja që ka diçka që nuk po shkon si njëherë e një kohë është pjekur edhe më shumë te bomberi kur UEFA nuk e përzgjodhi si futbollistin më të mirë në mbrëmjen e Montekarlos, të cilën ai vendosi mos të merrte pjesë. Dhe në atë mbrëmje e mori vesh se çmimin do ta merrte Luka Modric 3 orë përpara nisjes së ceremonisë.

Por ideja e tij është përforcuar edhe më nga episodi në Valencia, të cilin si sulmuesi ashtu edhe menaxheri i tij e konsiderojnë si të pamotivuar përveçse të padrejtë.

Cristiano Ronaldo e shikon kartonin e kuq si hakmarrje ndaj veprimit të tij. Të hënën, do të jetë FIFA që do të përzgjedhë më të mirin në Londër dhe aty është parashikuar prania e CR7-ës, që edhe këtë herë mund ta gjejë veten me duar bosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here