RRUGA DREJT PASURIMIT: Raiola dëshiron ta shesë një tjetër yll për 200 milionë euro

Futbollsti italian, Lorenzo Insigne në qershor do të bëhet klienti i ri i agjentit të njohur, Mino Raiola.

Insigne pritet ta pranojë ftesën që Raiola të bëhet menaxheri i tij.

Raiola sheh potencial të madh te Insigne. Raiola i shet shpeshherë lojtarët e tij dhe prandaj nuk është i dëshiruar nga klubet, por një gjë është e sigurtë, Raiola dhe klienti gjithmonë përfitojnë shumë nga transferimet.

Sipas Corriere dello Sport, Juventus dhe Manchester United mund të jenë destinacioni i ardhshëm i Insignes, ndërsa Raiola beson se italiani mund ta arrijë vlerën e 200 miliona eurove.

Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Insigne.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here