Napoli ka ndryshuar fytyrë me pesë lëvizje

Napoli ka ndryshuar fytyrë me pesë lëvizje. “Axurrët” vazhdojnë të marrin rezultate pozitive, por tani janë më cinikë se në të kaluarën. Ky është revolucioni i heshtur dhe i ëmbël i Ancelotti-t. Në këtë pikë mund të thuhet se humbja e pësuar në Xhenova ka qenë thjesht një aksident.

Skem
Katër fitoret në pesë ndeshje kanë zyrtarizuar sfidën me Juventus-in. Skema e tij 4-2-3-1< , që mund të transformohet në 4-4-3 ose 4-3-3 në varësi të situatës, është baza e epokës së re dhe ndjekjes ndaj CR7 me shokë. Fytyra e re e Napoli-t duket qartë në menaxhimin e zëvendësimeve dhe nga fakti se të gjithë ndihen të rëndësishëm brenda skuadrës. Hamsik
Zhvendosja e tij në rolin e regjisorit ka qenë një ide e guximshme. Dukej një gjë e forcuar për karakteristikat e mesfushorit sllovak, i cili është më i dhënë për të mabjtur topin dhe për të hapur lojën. Tani, ai luan me një ose dy pasime dhe zgjedhjet e mëdha që i ofron moduli i ri e lejon atë të luajë topin, që me ato këmbë që ka mund ta dërgojë ku do ai. Është ai që e nis aksionin dhe jo ai që e mbyll, luan aty ku do Ancelotti. Një gjetje e goditur.

Rog
Me Sarrin ishte një objekt misterioz, me Ancelotti-n luan më shpesh. Trajneri e ka pozicionuar në krah të Hamsik, duke i hequr përgjegjësinë për të ndërtuar lojën, duke i besuar aftësisë së kroatit për të qenë njëkohësisht shkatërrues dhe lider i mesfushës. Ashpërsi, vrap, altruizëm dhe cilësi. Një tjetër zgjedhje që ka dhënë rezultate shumë të mira.

Insigne 
Aftësitë teknike nuk i mungojnë. As fantazia. Është xholi i Ancelotti-t, i cili e pozicionon mbrapa krahëve të Mertens, kur topin e ka kundërshtari dhe e lë të lirë të ndjekë instinktin e tij në fazën sulmuese. Insigne këmbëhet me Verdi dhe Mertens duke krijuar zgjidhje të pafundme në sulm. Më pak kufizime taktike, të njëjtat rezultate. Katër golat e shënuar nga ai në tri ndeshje i japin përsëri të drejtë Ancelotti-t.

Verdi
Nuk ka bindur plotësisht në krahun e djathtë, as si qendërsulmues. Historia ka ndryshuar në krahun e majtë, ku përshtatet shumë mirë me karakteristikat e Mertens dhe Insigne, duke e transformuar skemën 4-4-2 në 4-2-3-1 pa dhënë asnjë pikë referimi. Rezultati? Mbrojtësit e Torino-s nuk kanë arritur ta ndalin dhe rezultatet shihen qartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here