Ja për kë votuan shqiptarët për ta zgjedhur lojtarin më të mirë

Mbrëmë u shpërndanë çmimet e më të mirëve të vitit, përmes një cermonie të organizuar nga FIFA në Londër.

Në votim kanë marrë pjesë vetë lojtarët, trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve të botës, një pjesë e gazetarëve dhe tifozët në faqen e internetit të qeverisë botërore të futbollit.

Luka Modric prishi hegjemoninë e një dekade të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke u ngjitur në Olimp. Po si u ndanë votat e Christian Panuccit dhe Etrit Berishës, trajner dhe kapiten i Shqipërisë, apo ato të Bernard Challandes dhe Samir Ujkanit, trajner dhe kapiten i Kosovës? Më poshtë jua zbulojmë ne:

Christian Panucci ka votuar me pesë pikë Luka Modric, me tri pikë Cristiano Ronaldon dhe me një pikë Eden Hazard. Etrit Berisha e ka orientuar votimin e tij në këtë mënyrë: pesë pikë Leo Messi, tri pikë Mohamed Salah dhe një pikë Luka Modric.

Po nga Shqipëria figuron edhe një tjetër votues, nga zëri i medias. Fjala është për gazetarin e “Supersport”, Dritan Shakohoxha. Komentatori i njohur ka vlerësuar me pesë pikë Luka Modric, me tri pikë Cristiano Ronaldon dhe me një pikë Mohamed Salah.

Nga pala kosovare me të drejtë vote ka qenë trajneri Challandes dhe kapiteni Ujkani. I pari ka vlerësuar me pesë pikë Cristiano Ronaldon, me tri pikë Mohamed Salah dhe me një pikë Luka Modric.
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ka pasur një këndvështrim tjetër, duke i dhënë pesë pikë Luka Modric, tri pikë Cristiano Ronaldos dhe një pikë Kylian Mbappe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here