Juventus dëshiron yllin e Arsenalit me parametra zero

Vitet e fundit Juventusi ka treguar se mund të transferojë lojtarë klasi pa shpenzuar shumë dhe duket se përsëri do ta bëjë një gjë të tillë.

Merkaton e verës në Torino u transferua Emre Can me parametra zero, ndërsa verën e ardhshme e njejta gjë mund të ndodhë me Aaron Ramsey.

Kontrata e Ramsey me Arsenalin skadon në fund të sezonit, ndërsa agjenti i tij ia ka rekomanduar Juventusin, si destinacionin e tij të ardhshëm.

Juventusi dëshiron ta transferojë atë me parametra zero, por në garë për Ramsey është edhe Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here