Shtëpia ku Modric ka lindur, tani është pa kulm (FOTO)

Sporti kroat po përjeton ditët më të mira në historinë e kombit, pasiqë mbrëm Luka Modric u shpall nga FIFA si lojtari më i mirë në botë. 

Në mediat sportive Modric është tema kryesore, ndërsa disa nga mediat kroate kanë shkruajtur për shtëpinë ku Modric ka lindur.

Modric ka lindur pranë një fshati në Zadar. Modric aty ka qëndruar deri në moshën 5 vjeçe, por pas bombardimeve, familja e tij është shpërngulur në qytetin e Zadarit.

Shtëpia ku Modric është rritur, tani është gatise e rrënuar dhe nuk ka kulm. Këtu është lindur njeriu i cili i ka dhënë shumë futbollit kroat, aq shumë sa arriti të shpallej futbollisti më i mirë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here