Wembley në shitje, arrihet marrëveshja

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar, se ka arritur një marrëveshje me pronarin e Fulham dhe të ekipit të National Football League (NFL), Jacksonville Jaguars, Shahid Khan, për shitjen e stadiumit kombëtar “Wembley”, për shifrën 671,8 milionë euro, raporton Financial Times.

Biznesmeni pakistanezo-amerikan, ka qenë në bisedime për blerjen e stadiumit, që prej muajit prill, por vetëm këtë javë është arritur marrëveshja me Federata Angleze të Futbollit.

Pavarësisht marrëveshjes me Khan, ekzistojnë dyshimet për materializmin e marrëveshjes, pasi  duhet të aprovohet nga dhjetë anëtarët e bordit të FA-së, gjatë një takimi i cili pritet të mbahet nesër. Nëse kjo marrëveshja aprovohet nga bordi, hapi tjetër është paraqitja e projektit para 127 anëtarëve të Federatës, në një mbledhje që do të mbahet gjatë muajit tetor.

 

Në muajin prill, Khan kishte shprehur se dëshironte ta blinte Wembley-n, për ta përforcuar imazhin e Jaguars në Londër, ndërsa Federata Angleze e Futbollit ka deklaruar se paratë e përfituara nga shitja e stadiumit do të investohen për përmirësimin e kushteve të futbollit. “Nëse dëshirojmë të ndryshojmë nivelin e futbollit në Angli, atëherë kjo është mundësia e artë”, deklaroi një zyrtar i FA.

Edhe nëse Khani e blen Wembley-n, Kombëtarja e Anglisë do të vazhdojë të luajë në këtë stadium, ashtu si dhe ndeshjet e FA Cup. Edhe pse ai është pronar i Fulham-it, ekipi do vazhdojë të luajë në Craven Cottage.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here