Kokëdhimbje për Lopepetegui: Një tjetër yll do të mungojë ndaj Atleticos

Pas operimit Isco do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj, ndërsa tani Lopetegui ka marrë një tjetër lajm të keq.

Disfata e mbrëmshme ndaj Sevillës 3-0 nuk mjaftoi dhe Madrilenët kanë mbetur edhe pa Marcelon.

Braziliani u lëndua në minutën e 75-të të ndeshjes, ndërsa Reali luajti me 1 lojtarë më pak, pasiqë Lopetegui kishte shfrytëzuar zëvendësimet.

Sipas mediave spanjolle, Marcelo ka marrë një lëndim në muskuj dhe do të qëndrojë 1 muaj jashtë fushave.

Reali të shtunën në Santiago Bernabeo do të jetë nikoqire e rivalëve të Atletico Madridit, ndërsa Los Blancos do të luajnë pa Iscon dhe Marcelon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here