UEFA vendos: Ja ku do të luhet EURO 2024

Gjermania ka mposhtur kandidaturën e Turqisë dhe do të presë finalet e Kampionatit Europian të vitit 2024.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më në fund ka zgjedhur përvojën e vendit gjerman para risive turke.

Do të ndodhë për herë të katërt organizimi i një ngjarjeje të tillë të madhe të futbollit europian në Gjermani, pasi ky vend e ka bërë këtë me Euro 1988, Botërorët 1974 dhe 2006, si dhe Kampionatin Botëror të Femrave në vitin 2011.

Euro 2024 do të jetë ngjarja e parë e madhe futbollistike për kombëtaret europiane, pas Kupës së Botës në Katar (2022), e cila do të trashëgojë një kompeticion me format unik të Euro 2020 . Ky i fundit do të luhet në dymbëdhjetë vende, për të përkujtuar përvjetorin e gjashtëdhjetë të Kampionatit Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here