Zyrtare: Busquets rinovon kontratën me Barcelonën, Katalanasit e blindojnë me klauzolë të lartë

Sergio Busquets ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, e cila e mban në Camp Nou deri në vitin 2023.

Mesfushori spanjoll do të vazhdojë të djersit fanellën e gjigantit katalunas edhe për shumë vite tjera.

Kjo pasi Busquets dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Busquets ka nënshkruar kontratën e re, e cila e mban lidhur me klubin nga Camp Nou deri në verën e vitit 2023.

Përveç kësaj, spanjollit i është rritur klauzola e largimit.

Nga 200 milionë euro, tani klauzolë largimi në kontratën e tij peshon plot 500 milionë euro.

Kapiteni i dytë i Barcelonës ka zhvilluar në total 490 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola në 11 sezonet e kaluara me ekipin e parë.

Ai gjatë karrierës në Camp Nou ka fituar plot 28 tituj, përfshirë 7 tituj të La Liga, 6 Copa del Reay, 3 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa UEFA dhe 6 Superkupa të Spanjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here