
Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, ka paralajmëruar rivalin lokal Real Madrid para ndeshjes që zhvillohet të shtunën.
Costa la gjurmët e tij njëherë këtë sezon ndaj Realit, në takimin që skuadrat e zhvilluan në kuadër të Superkupës së Evropës.
Ai ka thënë se skuadra e tij do të jetë edhe më kërkuese se në finale gjatë takimit të ardhshëm.
“Edhe pse ndeshje tjetër, ne do të futemi me dëshirë edhe më të madhe se në Superkupë.
Ajo ishte ndeshja më e mirë që kam pasur që prej rikthimit në Atletico” ka thënë Costa.
“Ne gjithmonë duam ta mposhtim Real Madridin, por edhe ata duan të na mposhtin ne” ka vazhduar sulmuesi.
Skuadrat takohën në “Santiago Bernabeu”në xhiron e shtatë të La Ligas.