Interi po përgatit një strategji për t’i dhënë fund dominimit të Juves

Drejtori gjeneral i Interit, Alessandro Antonello ka deklaruar se po punojnë pa pushim për t’i dhënë fund dominimit të Juventusit. 

Antonello ka potencuar se pikërisht Interi është klubi i fundit në Itali që ka fituar tripletën dhe se Neroaxurët kanë potencial për ti dhënë fund dominimit të Juventusit.

“Ne po punojmë që t’i afrohemi Juventusit sa më shumë që është e mundur dhe e kemi për detyrë që ta zvogëlojmë dallimin mes nesh.”

“Mos të harrojmë se jemi pikërisht ne ata që e fituam tripletën. Juventusi është njëri nga klubet më të mira, por ne jemi të gatshëm ti fitojmë ata. Kemi plan dhe strategji se si të përparojmë në të gjitha aspektet”, ka deklaruar Antonello.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here