Real Madrid dëshiron yllin e Bayernit të Munichut

Los Blancos janë të interesuara për mbrojtësin e Bayernit.

Reali është i interesuar për mbrojtësin e majtë të Bayernit të Munichut, David Alaba, shkruan Don Balon.

E ardhmja e Marcelos në Madrid nuk është e sigurtë dhe Mbretërit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Alaba në Santiago Bernabeo.

Traineri i Realit, Julien Lopetegui kërkoi nga kryesia transferimin e një mbrojtësi të ri të majtë gjatë merkatos së verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Mirëpo duket se ky do të jetë sezoni i fundit për Marcelon në Madrid, ndërsa Alba shihet si zëvendësuesi i tij ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here