Ronaldo në probleme: Portugezi ka dhunuar një femër në vitin 2009?

E përditshmja gjermane Der Spiegel, para dy vitesh publikoi një artikull ku shkruhej se Cristiano Ronaldo kishte paguar një femër që të hesht, pasiqë portugezi e kishte dhunuar atë.

Mirëpo CR7 tani mund të ballafaqohet me probleme të reja, pasiqë femra e dhunuar ka vendosur që të flasë për herë të parë për publikun dhe ka kërkuar që rasti të hapet përsëri.

34-vjeçarja Kathryn Mayorga bën të ditur është dhunuar nga Ronaldo në Las Vegas me datën 12 qershor të vitit 2009.

Mayorga bën të ditur se e ka njoftuar Ronaldon në një klub nate në Nevada, pasiqë CR7 i është ofruar asaj dhe i ka ofruar një pije. Ajo i ka dhënë numrin portugezit dhe kanë rënë dakord që me shoqëri të takohen në hotelin Palms.

Të gjithë së bashku kanë shkuar te apartamenti i saj dhe kanë hyrë në xhakuzi, ndërsa ajo ka shkuar në banjo. Ronaldo ka hyrë pas saj.

E shtyva atë, ndërsa ai tentoi të më zhvishte, por nuk ia arriti. Por ai më rrëmbeu me forcën e tij dhe pastaj ndodhi çfarë ndodhi.

Në rast se gjyqi në Nevada vendos që ta prish marrëveshjen për privatësi, Cristiano Ronaldo mund të jetë në probleme të mëdha.

CR7 ka bërë të ditur se marrëdhënia me Mayorga ka qenë konsensuale dhe se ajo nuk e ka refuzuar atë.

Gjyqi në Nevada kishte vendosur që Ronaldo të paguajë 375 000 dollarë që ajo të hesht, por avokati i Mayorga e ka vënë në pikëpyetje këtë marrëveshje dhe ka kërkuar sërisht hetimin.

Mayorga gjithashtu ka thënë se Ronaldo i kishte kërkuar asaj falje duke i thënë se ai është 99% një njeri i mirë, por 1% e kishte mposhtu atë atë natë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here