Juventus niset drejt yllit të ri në Serie A

Sulmuesi i Genoa, Krzysztof Piatek këtë verë u transferua në Serie A dhe në disa ndeshje i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Polaku theu rekordin e Shevchenkos duke shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e para në Serie A.

Piatek ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por klubi më konkret për momentin është Juventusi.

Zonja e Vjetër ka vënë menjëherë kontaktet e para me Genoan.

Piatek u transferua te Genoa për 4 milionë euro mirëpo shuma e tij është shumë fishuar dhe tani ai kushton mbi 20 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here