Juventus pa konkurencë: Ronaldo dhe Mandzukic fundosin Napolin (VIDEO)

Juventusi nuk ka të ndalur në Serie A në këtë fillim sezoni 2018/19.

Zonja e Vjetër e fitoi derbin ndaj Napolit me rezultat 3-1.

Ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Jose Callejon në minutën e dhjetë, por kjo ishte e gjitha që napolitanët treguan në këtë takim.

Në minutën e 26-të Mario Mandzukic barazoi në 1-1 pas krosimit të bukur nga Cristiano Ronaldo.

Juve bëri një fillim të mirë të pjesës së dytë, në minutën e 49-të shënoi Mandzukic me një top të kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së CR7. Për golin e qetësisë u përkujdes Leonardo Bonucci në minutën e 76-të, edhe këtë herë asistues ishte Ronaldo.

Vlen të theksohet se nga minuta e 58-të napolitanët ishin me një lojtar më pak pasi Marco Rui u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Pas kësaj fitore Juve vazhdon në vendin e parë me 21 pikë, ndjekur nga Napoli me 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual të Serie A është kundër Udineses, ndërsa Napoli luan ndaj Sassuolos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here