Emery dëshiron yllin e Napolit te Arsenalit

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, është në radarin e trajnerit të Arsenalit Unai Emery.

Emery është gati të shohë të shitur gjatë afatit të janarit mesfushorin Aaron Ramsey. Kjo pasi kontrata e yllit nga Uellsi skadon në verë dhe drejtuesit e klubit londinez duan të fitojnë diçka nga shitja e tij.

Me Ramseyn thuajse të larguar, drejtuesit e Arsenalit dhe trajneri janë të etur për të gjetur një zëvendësim. Sipas mediumit italian Calciomercato.it, Zielinski i Napolit është duke u konsideruar për një lëvizje gjatë afatit të dimrit.

Mesfushori polak ka shumë admirues në Ligën Premier, pasi ka qenë afër transferimit te Liverpool në të kaluarën.

Emery e sheh Zielinskiin si një zëvendësues ideal për Ramseyn dhe ndoshta edhe më të mirë se ai, veçanërisht duke pasur parasysh shkathtësinë e tij.

Çmimi i polakut në treg mendohet të jetë rreth 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here