Juventus dëshiron talentin e Dortmundit

Juventusi ka një skuadër të fuqishme dhe këtë e dëshmojnë rezultatet e sezonit të ri në Serie A, ku Biankonerët kanë fituar 21 pikë në shtatë ndeshje të luajtura.

Zonja e Vjetër është e gatshme për një tjetër transferim dhe tani në shënjestrën e Biankonerëve është Christian Pulisic.

Pulisic është vetëm 19-vjeç dhe me paraqitjet e tij ka impresionuar gjigantët europian.

Pulisic ka luajtur 109 ndeshje me Dortmundin dhe ka shënuar 14 gola dhe 21 asistime.

Kontrata e tij me Milionerët skadon në vitin 2020 dhe Juventusi është i gatshëm për të filluar bisedimet rreth shërbimeve të tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here