MARCA zbulon se cili klub italian ka ofruar 150 milionë euro për Ronaldon!

Pas nëntë vitesh te Real Madridi, Cristiano Ronaldo verën e kaluar vendosi që të transferohet në Itali te Juventusi, por sot mediat spanjolle kanë zbuluar detaje të reja rreth tranfserimit të CR7.

MARCA sot ka zbuluar se ish pronari i Milanit, Li Yongsong ka tentuar ta transferojë Ronaldon te Milani.

Kinezi ka ofruar 150 milionë euro për Ronaldon dhe kontratë 5 vjeçare, megjithatë kjo ka ndodhur në verën e vitit 2017 dhe atëherë portugezi kishte vendosur që të qëndrojë te Reali.

Portugezi ka shënuar 3 gola në 7-të ndeshje me Juventusin.

Përveç Milanit, Ronaldon kanë tentuar ta transferojnë PSG dhe Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here