Përse Juventusi e shkarkoi menaxherin më të mirë në botë?

Beppe Marotta ka bërë histori me Juventusin, por për fat të keq ai do të duhet ta braktis Zonjën e Vjetër.

Në ditën kur Juventusi mposhti Napolin dhe e dëshmoi se është një skuadër pa rival në Serie A, një bombë u publikua nga mediat italiane të cilat bëjnë të ditur se Beppe Marotta do të largohet nga Juventusi.

Marotta ka konfirmuar se kontrata e tij skadon më 25 tetor dhe se nuk ka marrë ofertë për rinovimin e saj.

Marotta është njeriu i cili zhvilloi projektin e këtij Juventusi të madh, ndërsa jo para shumë kohësh ai e fitoi çmimin si menaxheri gjeneral më i mirë në botë.

Çfarë ka ndodhur atëherë?

Sipas spekulimeve Marotta nuk ka qenë dakord për rikthimin e Bonuccit në Torino dhe se ka qenë kundër largimit të Caldaras. Ai gjithashtu ka dashur që Higuain të shitet te Chelsea.

Teoria e dytë është dora e tij e djathtë, Partichini. Partichini ka marrë oferta nga United dhe Roma, ndërsa Juventusi do ta promovojë atë si zëvendësuesin e Marottas me qëllim që ta mbajë atë në klub.

Teoria e tretë është se Zidane po përgatitet për rikthimin e tij në Torino dhe pikërisht francezi do ta zërë vendin e Marottas.

Është e qartë që Marotta nuk do ta ketë problem gjetjen e një tjetër klubi, por kjo dëshmon se Juventusi nuk ka mëshirë as për më të mirët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here