Rrëfimi i dhimbshëm i lotëve të Dybalas pas golit me Bolognën

Juventusi nuk ka të ndalur në Serie dhe dje regjistroi fitoren e shtatë rradhazi në Serie A duke mposhtur rivalët e Napolit.

Tre ditë para Napolit, Juventusi mposhti Bolognën dhe regjistroi fillimin më të mirë në një sezon pas 88 vitesh.

Pikërisht në ndeshjen me Bolognën shënoi Paulo Dybala, por të njejtine festoi duke qarë.

Shumica ishin të shokuar nga festimi në atë mënyrë nga argjentinasi dhe lotët e tij nuk ishin lot gëzimi për golin e tij të parë në sezon, por për një arsye tjetër.

Ndeshje ndaj Bolognës u luajt në ditën kur babai i Paulos ishte ndarë nga jeta para 8 vitesh.

Pas golit ndaj Bolognës, Dybala qau dhe golin ia dedikoi babait të tij.

Dybala pas vdekjes së babait të tij ka dashur që t’i japë fund karierës si futbollist, por më vonë ka vendosur që të vazhdojë të merret me futboll.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here