Lajme të mira për Guardiolën: Ylli i Cityt fillon të stërvitet me skuadrën

Lojtari më i mirë i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne sot ka filluar të stërvitet me skuadrën.

De Bruyne është rikthyer në stërvitje pas një lëndimi në gjurin e tij. Sipas informacioneve nga stafi mjeksore pritej që belgu të mungojë në stërvitje për 3 muaj, por tani është e qartë se ai do të rikuperohet më shpejtë.

Nga stafi teknik ende nuk kanë bërë të ditur se a do të jetë i gatshëm De Bruyne, për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Hoffenheim dhe Liverpool.

De Bruyne është njëri nga lojtarët kyç në skuadrën e Guardiolës dhe sezonin e kaluar shënoi 12 gola dhe 21 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here