Messi në hapat e Ronaldos – transferohet në Itali?

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi, Serie A është bërë me popullaritet dhe shumë yje të tjerë dëshirojnë që të transferohen në Itali.

Njëri nga ta është Lionel Messi, i cili para disa vitesh ishte i lidhur me Interin, ndërsa Neroaxurët nuk e kanë fshehur dëshirën për ta transferuar argjentinasin.

Ish bashkëlojtari i Messit, Javier Saviola mendon se kjo nuk është një mision i pa mundshëm.

“Messi është Barcelona. Është e vështirë ta paramendoj me një fanellë tjetër, por gjithçka është e mundur. Tifozët e Interit nuk duhet të humbasin shpresën, por do të jetë një mision i vështirë”, ka deklaruar Saviola.

Transferimi i Messit në Itali duket i pa mundshëm, por jemi bindur se në futboll gjithçka është e mundur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here