Nëse akuzat e Mayorgas vërtetohen, atëherë Ronaldo rrezikon burgim të përjetshëm!

Pas lajmit nga e përditshmja gjermane Der Spiegel ku u aktualizua ndodhija e vitit 2009 kur sipas Kathryn Mayorga, Cristiano Ronaldo e kishte dhunuar atë, kjo është tema kryesore në mediat botërore.

Sipas Spiegel, Mayorga në atë kohë kishte pranuar 375.000 dollarë për të heshtur, por tani ajo ka vendosur që përsëri të flasë rreth kësaj teme dhe çështja ka përfunduar në gjyqin e Nevadës.

Sipas ligjit në Nevada, në rast se akuzat vërtetohen, atëherë Ronaldo rrezikon burgim të përjetshëm.

Ronaldo ka mohuar akuzat e Mayorgas duke bërë të ditur se ajo po shfrytëzon emrin dhe reputacionin e tij për tu bërë e famshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here