Ish-ylli i Italisë dhe Fiorentina-s, Luca Toni, foli këtë të diel për “Sky Sport” rreth lamtumirës së Beppe Marota-s nga Juventusi: “Lojtarët dhe drejtorët vijnë e shkojnë, Juventusi mbetet”, tha fituesi i Kupës së Botës në 2006-ën.
“Marotta ka bërë shumë mirë tek Juventus, mendoj se ai mund të bëjë mirë te çdo klub Europian, por sipas mendimit tim blerja e Ronaldo-s ka prishur diçka tek Juventus-i”, ka thënë ish-sulmuesi.
“Kur ka probleme midis pjesëtarëve kryesorë të ekipit, është e vështirë të vazhdosh një projekt së bashku. Marotta bëri historinë por unë personalisht i njoh Paratici-n dhe Cherubini-n dhe mund t’ju siguroj se ata mund të bëjnë po aq mirë”.
“Nëse nënshkruan me Ronaldon dhe dikush nuk është dakord me këtë vendim, gjërat mund të vështirësohen më tepër”.