Barcelonës i duhej më së paku kjo: Mediat spanjolle kanë zbuluar bisedën mes Piques dhe Messit

Mediat spanjolle zbulojnë se te Barcelona ka konflikt mes lojtarëve, ndërsa duke marrë parasysh ndeshjet që vijojnë, kjo nuk është aspak mirë për Katalanasit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Eduardo, nga programi i njohur në spanjë El Chiringuito.

Ai ka zbuluar se Pique duke tentuar që ta motivojë Messin ka ardhur deri te konflikti mes tyre.

Sipas Eduardos, Pique i është drejtuar Messit me fjalët:

“Ti je lojtari më i mirë në botë dhe ke një përgjegjësi të veçantë, duhet të jesh lider i skuadrës kur gjërat nuk ecin mirë.”

Fjalët e Piques e kanë hidhëruar Messin dhe ai i është kundërpërgjigjur:

“Problemi i jonë je ti dhe mbrojtja të cilën ti e udhëheq. Shikoje sa gola kemi pranuar këtë sezon.”

Messi dhe Pique njihen së bashku që nga La Masia, mirëpo ata të dy nuk janë të afërt, pasiqë Messi shoqërohet me lojtarët e amerikës latine, ndërsa  Pique me ata vendas.

Barcelona pa Messin duket e pa fuqishme, mirëpo mbrojtja ka pranuar në sezonin e ri ka pranuar një gol më pak sesa gjatë tërë sezonit të kaluar dhe kjo tregon qartë se ku qëndron problemi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here