“Ky është sulmuesi i dytë më i mirë në Premierligë”

Sulmuesi anglez shënoi një gol fantastik në barazimin ndaj Chelseas, duke arritur kështu që t’i rrëmbej zemrat e shumë futbolldashësve.

Daniel Sturridge është rikthyer në qendër të vëmendjes në Angli.

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy, ka thënë se Sturridge është sulmuesi i dytë më i mirë në Premierliga.

“Ai mund të shënoj gola në çdo mënyrë, ai është një sulmues tipik dhe që nuk fal para gole, kur është në formën e tij”, ka thënë fillimisht Murphy.

“Për mua, ai është sulmuesi i dytë më i mirë në Premierliga. Gabriel Jesus ka pësuar rënie, por ju mund ta argumentoni me Marcus Rashfordin, ndoshta. Por, ai nuk është një sulmues që mund ta vendos ndeshjen si Sturridge”, ka shtuar më tej ish-mesfushori i Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here