Gattuso ka komentuar spekulimet për rikthimin e Ibrahimovic

Trajneri i Milan-it Gennaro Gattuso nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i LA Galaxy mund të transferohet në Serie A në formë huazimi gjatë janarit, kur të ketë përfunduar sezoni i MLS.

“Sot ai ka ditëlindjen, kështu që i uroj gjithë të mirat,” shprehet Gattuso në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Olympiacos.

“Do të flas vetëm për lojtarët që kam në skuadër, pyesni Maldini-n, Leonardo-n dhe Scaroni-n për të tjerët. Sot vetëm dua t’i uroj gëzuar ditëlindjen Ibra-s.

“Nuk është e thjeshtë të rikthehesh pas dëmtimit që pësoi. Higuain është po aq i rrezikshëm sa Ibra, mbase nuk ka fizikun e tij por kualiteti që zotëron është i madh.

“Është më e vështirë të stërvitësh Ibra-n për shkak të karakterit të tij, Zlatan rrit tensionin në skuadër. Ndërkohë që Pipita i bën shokët e ekipit të ndihem mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here