Nuk u kualifikuan në Botëror, ndërsa tani dëshirojnë Mourinhon si trainer

Jose Mourinho ka marrë ofertën e parë për punë në rast se shkarkohet nga Manchester United.

Portugezi është pranë shkarkimit pas rezultateve të dobëta dhe marrëdhënieve të këqija me lojtarët.

Mirëpo Special One duket se ka gjetur destinacionin e ardhshëm.

Sipas Sports Illustrated, përfaqësuesja e Amerikës po mendon rreth angazhimit të Mourinho si trainer.

Federata e Futbollit Amerikan dëshiron një emër të madh për trainer dhe është e gatshme t’i ofrojë atij pagë të lartë.

Mourinho ka humbur mjaftë reputacion në futbollin europian dhe mundësia për ta udhëhequr përfaqësuesen e Amerikës në të ardhmen, nuk është e pamundur aspak.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here