Pritet vetëm zyrtarizimi, ish-drejtuesi i Juventusit te Interi

Bepe Marota ka njoftuar pak ditë më parë largimin nga Juventusi në përfundim të kontratës së tij.

Drejtuesi sportiv, sipas asaj që raporton “Tuttosport” ka pasur një takim me djalin presidentin të Interit, Zhang.

Po studiohet mundësia që ish-drejtuesi të kaloj te rivalët zikaltër dhe bisedimet janë në një stad të avancuar.

Marota cilësohet si një figurë e rëndësishme në transferimet e lojtarëve dhe në orët në vijim pritet të ketë më shumë lajmë rreth takimit. Pritet gjithashtu që Ausilio të qëndrojë dhe të bashkëpunoj me Marotën. Për largimin e drejtorit sportiv, presidenti Juventusit u shpreh ditën e djeshme se asgjë nuk do të ndryshoj për Juventusin. Kujtojmë se Marota kishte edhe një ofertë nga Federata Italiane e Futbollit për një rol drejtues, por oferta zikaltër duket mjaft interesante.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here