United i mbyll gojën Pogba-s: Më kanë ndaluar të flas

Paul Pogba është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave dhe kësaj here jo për shkak të marrëdhënies aspak të mirë me trajnerin Jose Mourinho, por për deklaratën e tij.

Në përfundim të ndeshjes me Valencian, e cila u mbyll në barazim pa gola, 25-vjeçari ka deklaruar se e ka të ndaluar që të flasë përpara gazetarëve.

“Më kanë thënë se nuk më lejohet të flas”, tha Pogba.

Siç shkruan, Goal.com, një vendim i tillë është marrë nga drejtuesit e klubit për të shmangur debatet në dhomat e zhveshjeve, nisur edhe nga raporti në krizë që është mes tij dhe trajnerit.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që francezit i është ndaluar të flasë për mediat. Ai e kishte lënë të nënkuptuar se nuk mund të fliste hapur për atë që mendonte që në fillim të sezonit, i cili kur u pyet nga gazetarët nëse dëshira e tij ishte të largohej nga Manchester United, iu përgjigj: Nuk mund ta them mendimin tim, sepse përndryshe do të gjobitem.

Megjithatë, Paul Pogba e vërtetoi se di si të tërheqë vëmendjen dhe të shndërrohet në lajm, edhe kur ia ndalojnë të flasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here